Futboll Seria A

“Ringjallja” e Milanit, Gatuzo gati të bëjë lëvizjen e kthesës së sezonit

Nëse dikush e ka humbur fjalimin e një javë më parë të Masimiliano Mirabelit, ndërhyn klubi, që, me anë të një komunikate në faqen zyrtare, nënvijëzoi deklaratat e drejtorit sportiv duke bërë të ditur se, Milani nuk do të bëjë blerje gjatë janarit.

Siç bën të ditur klubi: “Merkatoja dimërore nuk parashikon prurje të reja, por besim të mëtejshëm ndaj atyre që përbënë merkaton verore kuqezi. Klubi mbetet i bindur në zgjedhjen e disa muajve më parë.

 

SIGURI – Flitet për konsolidim, që nuk është gjë tjetër, përveçse rritja e forcës së një përbërjeje.

Në rastin në fjalë, duke mos pasur lëndë, kemi një organikë, mbi të cilën Xhenaro Gatuzo po bën vlerësimet e rastit për të përcaktuar grupin prej 13-14 lojtarësh, që do të jenë zgjedhjet e para te Milani për pjesën e mbetur të sezonit.

“Djalli” ka 28 lojtarë dhe llogaria e Rinos nuk përjashton në izolimin e pjesës tjetër të ekipit, por duke parë ndryshimet e shumta në pjesën e parë të sezonit, trajneri dhe skuadra kanë nevojë për siguri.

gatuzo

PROTAGONIST – Zhvillimet gatuziane kanë propozuar deri më tani një shtyllë (thuajse) kurrizore të përbërë nga Bonuçi, Bilja dhe Çalhanoglu.

Turku, në një seri ndeshjesh si figurant, në derbin e Kupës, më në fund luajti një rol protagonisti. Ai duket sikur ka rindezur dritën që i dha famë në Leverkuzen dhe te Milani duan të shfrytëzojnë momentin e mirë që po kalon, ndoshta për të fituar një futbollist, tek i cili klubi dhe trajneri besojnë shumë.

Me përgatitësit të vendosur për ta sjellë në formë maksimale, Çalhangolu shihet nga Gatuzo si pika kyçe, mbi të cilën skuadra mund të mbështetet në kuadër të rezultateve, fundja, pas skemës, tani duhet garanci nga titullarët.

numero10.Calhanoglu.milan.2017.2018.538x358

MINUTA – Çalhanoglu, pas fillimsezonit plot dritëhije, po shijon një mundësi të dytë, që nisi me 14 minutat kundër Atalantës, 47′ në kupë, 37 në Firence dhe 90 me Krotone.

Në 4-3-3 kuqezi, të dielën, ndaj Kaljarit do të jetë përsëri turku në krahun e djathtë të vijës së parë të Milanit, në pritje të një ndryshimi, që ndoshta mund të vijë në të ardhmen dhe ta shohë në rolin e tij të preferuar, atë të fantazistit pas dy sulmuesve, ku prej kohësh e dëshiron edhe ish-presidenti Berluskoni.

Bonuci dhe Bilja

IDE – Hipoteza pune për momentin, por që me siguri do t’i jepnin një farë kuptimi shtyllës kurrizore të ekipit. Bonuçi e nisi vitin me një gol, ndërsa Bilja pas shumë kohësh u vlerësua me notë kaluese në takimin e fundit (6).

Sigurisht, që argjentinasi duhet të grumbullojë ende minuta në këmbë, ndërsa kapiteni pranon se ka nevojë të punojë, por shpirti i sakrificës nuk i mungon askujt te ky Milan, aq më tepër, pas ardhjes në fuqi të Gatuzos.

Ekipit i duhet konsolidim, që në rast se Çalhangolu, Bilja dhe Bonuçi shprehen në maksimumin e tyre, me siguri, do të prezantonin një tjetër Milan.

Related posts

NDRYSHIM PRONËSIE? Sheikët nga Arabia urojnë Interin për fitimin e Kupës së Italisë

F.autor

PAS HUMBJES NDAJ LEICESTER/ Sarri: Duhet të zgjidh problemet, nuk e prisja…

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ ITALISË PËR “EURO 2020″/ Trajneri Uellsit: Mancini ka të drejtë, u thashë të…

Delo.autor

Leave a Comment