Futboll Seria A

“Interi dhe Napoli e duan Amin, por…”

Interi, Napoli dhe shumë skuadra tjera evropiane janë duke u interesuar për 24 vjeçarin, Younes.

Agjenti i Amin Younes ka bërë të ditur se Interi dhe Napoli e kanë kontaktuar atë për talentin gjerman që aktivizohet te Ajaxi.

Younes mund të largohet nga Ajaxi falas në fund të sezonit, pasi t’i skadojë kontrata, dhe Nicola Innocentin është pyetur vazhdimisht që klienti i tij të ndërrojë ambient më parë.

“Ajax ka pranuar një ofertë 10 milionë euro nga Swansea, por ata nuk janë klub, në aspektin sportiv, që Amin dëshiron t’i bashkohet”, tha ai për “De Telegraaf”.

“Kam folur me drejtorin sportiv Marc Overmars, dhe krejt çka mund të ju them është se shumë skuadra e duan Aminin”.

“Zenit St. Petersburg, Inter, Watford, Sevilla dhe Napoli – të gjitha skuadrat më kanë kontaktuar për Aminin. Ai nuk ka arritur asgjë me asnjë klub deri më tani dhe Napoli nuk ka bërë ndonjë ofertë në drejtim të Ajaxit për lojtarin”, theksoi mes tjerash agjenti i talentit gjerman.

Related posts

KOICIDENCA NË FUTBOLL/ Dy yjet e Liverpool bëhen baba fiks 9 muaj pas përmbysjes historike ndaj Barçës

Delo.autor

PO ZHGËNJEJNË/ ROMA bie në UDINE dhe komplikon rrugën drejt zonës Champions

Isa.Autor

Historike/ 8 skuadra shqiptare do të marrin pjesë në kupat e Europës…

Sadik.Autor

Leave a Comment