Futboll Seria A

Roma-Atalanta, miqtë kanë fituar 2 transfertat e fundit

Roma e ka mbyllur vitin 2017-të me një barazim zhgënjyes kundër Sassuolo-s dhe do të kërkojë të kthehet te fitorja në takimin që do të luajë të shtunën kundër Atalanta-s, i vlefshëm për javën e 20-të të Serisë A.

Verdhekuqtë kanë pësuar gol në 3 nga 4 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në shtëpi dhe Atalanta do të kërkojë të shfrytëzojë euforinë e madhe të krijuar pasi kanë eliminuar Napoli-n në Kupën e Italisë dhe kanë siguruar një vend në gjysmëfinale.

Skuadra e Gasperini-t ka befasuar me lojën e saj sulmuese, por problemet në mbrojtje nuk mungojnë. Kjo do të thotë se sfida e “Olimpico”-s mund të dhurojë gola. Për sa i takon përballjeve direkte, Roma ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur kundër Atalanta-s.

Megjithatë, verdhekuqtë janë të pamposhtur në 11 nga 12 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në shtëpi kundër zikaltërve në të gjitha kompeticionet. Atalanta, nga ana tjetër, ka fituar dy ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë.

 

 

Related posts

Barcelona drejt thyerjes se rekordit të Arsenalit, nëse fiton La Ligan pa humbje

Sadik.Autor

Icardi tek Reali, Zanetti zbulon të vërtetën

Q.Autor

E gjithë Premier League në garë për Jean-Michael Seri…

Q.Autor

Leave a Comment