Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Jo vetëm Sasuolo, mesfushori Bajrami kërkohet me ngulm edhe nga “gjiganti” turk…

Gallatasaraji e humbi titullin kampion në sezonin e fundit vetëm për shkak të golavarazhit. Ishte Beshiktashi që me kuotë të njëjtë pikësh, 84, ia doli që të shpallej kampion në elitën e futbollit turk. Skuadra e drejtuar nga Fatih Terim ka hedhur sytë nga talenti që pritet me shumë interes edhe nga Kombëtarja shqiptare, Nedim Bajrami.

E DO TERIM

Mediat në Turqi kanë bërë me dije se skautët e skuadrës së Gallatasarajit kanë piketuar mesfushorin e Empolit dhe ia kanë prezantuar trajnerit Fatih Terim. Pas vëzhgimeve të këtij të fundit, ka dhënë dakordësinë që drejtuesit e klubit të futen menjëherë në bisedime për ta bërë të mundur transferimin. Mediat bëjnë me dije se për Terimin, Bajrami është profili i duhur i lojtarit për mënyrën e lojës dhe me aftësitë e shfaqura këtë sezon në Serinë B, mund të përshtatet fare mirë në mekanizmat e lojës së skuadrës turke.

VLERËSIMI

Sipas “Transfermarkt”, Bajrami e ka vlerën e kartonit 6 milionë euro, ndërsa burime të afërta mediatike pranë Gallatasarajit janë shprehur se ky është një operacion që mund të kushtojë deri në 10 milionë euro. Shifra, sipas të njëjtave burime, të përballueshme për arkat e gjigandit turk.

E ARDHMJA

Teksa Shqipëria po pret gjyqin e FSHF-së në KAS me FIFA-n, për interpretimin e një rregulloreje të ndryshuar që e pengon Bajramin të vishet kuqezi, duket se e ardhmja e mesfushorit do të jetë në udhëkryq deri në startin e sezonit të ri. Në Serinë A e kërkon edhe Sasuolo, teksa ish-trajneri Dionisi kërkon që ta ketë me vete. Pak ditë më parë, presidenti i Empolit mohoi mundësinë e largimit të mesfushorit nga skuadra, mirëpo me zhvillimet e merkatos dhe me oferta konkrete, është e pamundur të parashikohet se çfarë do të ndodhë.

Related posts

“KATAR 2022″/ Ndizet sfida, Malta “shtang” Sllovakinë me 2 “MAGJI” në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Real Madrid po bën gati transfertën e bujshme të verës, bëhet fjalë për …

Q.Autor

“GOMAR, MOTRA JOTE…”/ Pioli shpërthen pas eliminimit. Zbulohen fjalët me Solskjaer (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment