Futboll Seria A

Roma/ Rikuperohet Defrel, Schick merr lajme të mira nga ‘zemra’

Ndonëse është koha për pushime në kampionatin italian, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Romën. Futbollistët e skuadrës verdhekuqe nuk kanë udhëtuar drejt plazheve të shtrenjta, por kanë vendosur të qëndrojnë në Romë, pasi përgatitjet do t’i fillojnë më herët se të tjerët.

Trajneri Di Francesco ka marrë lajme të mira këto ditë, pasi sulmuesi francez Deffrel është rikthyer nga dëmtimi dhe ka nisur punën për të gjetur formën optimale.

Por lajmi më i mirë lidhet me sulmuesin çek, Patrick Schick, që ka kryer vizitat e radhës në një repart kardiologjik të Romës dhe ka marrë konfirmimin se mund të vijojë pa problem karrierën si futbollist.

Tani mbetet që Di Francesco t’i rikthejë sa më shpejt në formën optimale këta dy sulmuesë, pasi reparti i avancuar nuk është ende në lartësinë e duhur këtë sezon.

Related posts

LOJTARI I UNITET MBYLL SEZONIN/ Amorim jep lajmin e keq

F.autor

Luis Suarez nuk impresionohet nga respekti që Griezmann tregoi për…

Isa.Autor

MPOSHT KONKURENCËN ME INTER/ Kampionët e Italisë gati shifrën 50 milion euro për yllin…

Delo.autor

Leave a Comment