Futboll Sport

LEGJONARËT SHKËLQEJNË/ Shkëlzen Gashi ka këmbë të arta, Ahmedi realizon me Mariborin (VIDEO)

Shkëlzen Gashi ka qenë i pafat nga dëmtimet, por gjithsesi është rikthyer protagonist për Colorado Rapids, teksa ka asistuar në dy golat që përmbysën skuadrën e Minnesota. Në minutën e 97-të skuadra e sulmuesit shqiptar ka realizuar golin e fitores 3-2. Gashi e nisi nga stoli dhe zbriti në fushë vetëm në 69-të, ndërkohë që pesë minuta më pas vertikalizoi saktë për Mason, i cili i vetëm me portierin mik nuk gaboi. Ndeshja u barazua në 2-2 dhe më pas pati tension dhe tre minuta pas golit miqtë ngelën me një lojtar më pak.

Gjithsesi goli i fitores për Colorado Rapid vonoi. Në minutën e 97-të ishte Gashi që harkoi në mënyrë perfekte nga një goditje këndi dhe Smith goditi me kokë dhe realizoi golin e fitores për skuadrën e tij. Një tjetër shqiptar luajti në MLS. Jahmir Hyka, ashtu si Gashi e nisi ndeshjen nga stoli. San Jose Earthquakes përballje në transfertë me Real Salt Lake dhe nuk doli pa pikë, pasi barazoi me rezultatin 1-1. Mesfushori shqiptar zbriti në fushë vetëm në minutën e 78-të të takimit.

VALON AHMEDI – Anësori i Shqipërisë është pjesë e skuadrës sllovene të Maribor, kundërshtar i Partizanit në Europa League. Ditën e djeshme u zhvillua një ndeshje miqësore, që përfundoi me fitoren 3-0 të skuadrës sllovene. Maribor kishte përballë rusët e Ural dhe golat u shënuan nga Tavares, Vršič dhe Valon Ahmedi. Ky i fundit shënoi në fund të takimit me një goditje brenda zonës. Vjet ai arriti të fitojë edhe një vend në kombëtare, por që e humbi sërish, pasi në pjesën e dy të sezonit luajti vetëm në një takim me ekipin e parë.

Related posts

SHËNOI PAS ASISTIT TË DYBALAS/ Ja momenti kur Ronaldo puth në buzë yllin argjentinas (VIDEO)

Delo.autor

E PAPRITUR/ Deschamps kundër yllit të Barcelonës: “I njoh mirë justifikimet e tij…!”

Isa.Autor

“ILIR DAJA MUND TË JETË TRANJER I PARTIZANIT”/ Olsi Rama: Do ulem dhe do flas me Demin për…

Delo.autor

Leave a Comment