Futboll Ligue 1

Ronaldo: Duke shkuar në PSG, Neymari bëri një hap prapa në karrierë

Ronaldo beson se Neymari gaboi me transferimin në PSG.

Në një intervistë për kanalin zyrtar në Youtube të legjendës, ‘Zico’, Ronaldo Nazario foli për vendimin e Neymarit që të transferohet te Paris Saint Germaini e që duket se nuk i ka pëlqyer aspak.

“Në aspektin sportiv, ai ka bërë një hap prapa në karrierë, por ato janë sfida që të gjithë i kërkojnë. Unë shembull isha gjithashtu te Barcelona dhe shkova në Inter në një kohë kur kampionati italian ishte më shumë konkurrues”, u përgjigj Ronaldo.

Neymari u transferua gjatë verës në PSG për 222 milionë euro. Sido që të jetë, ka thashetheme se Neymari është prioriteti kryesor i Real Madridit gjatë verës 2018.

Related posts

“EURO 2020″/ De Ligt provokon Italinë: Po bëjnë mirë, por ende nuk janë përballur me…

Delo.autor

“Bomba” e ditës: Portieri më i mirë në itali pranon ofertën e gjigantit evropian

Sadik.Autor

RIKTHIMI I ERIKSEN TEK INTER/ Eksperti i komitetit teknik: Vetëm me këtë kusht luan në Serie A

Delo.autor

Leave a Comment