Futboll

“Ronaldo? Madridi po digjet, mos i hidhni benzinë zjarrit”

Mourinho është pyetur për mundësinë që numri ‘7’ të kthehet në Man United: “Në ditët e sotme vetëm një trajner dhe ekip mund ta ketë atë: Zidane dhe Real Madrid”.
Cristiano Ronaldo, siç ka raportuar në vazhdimësi AS, ka në plan që të largohet gjatë verës nga Real Madridi dhe prioritet ka kthimin te ish ekipi, Manchester United, ku ka luajtur nga viti 2003 deri më 2009, transmeton Gazeta Express.

“Old Trafford” është stadiumi ku Ronaldo lartësoi emrin e tij dhe u bë ai që është sot, kjo edhe falë menaxhimit të mirë nga trajneri, Sir Alex Ferguson.

Kur Jose Mourinho është pyetur për mundësinë e kthimit të Cristianos te “Djajtë e Kuq”, portugezi [pa hezituar fare ngacmoi ekipin në krizë të Zinedine Zidane.

“Mendoj se duke parë atë nëpër të cilën po kalon Real Madridi aktualisht, ai duhet të jetë i fundit që t’i hedhë benzinë zjarrit”, u shpreh portugezi.

“Madridi po digjet, rezultatet nuk janë aspak të mira dhe është klubi ku kam punuar për tri vite. Më bën ende për atë klub dhe unë jam i fundit që duhet të rrisë zjarrin”.

Përkundrazi, portugezi dëshiron ta qetësojë zjarrin me uji: “Për të hedhë pak uji në zjarr, do të them që Cristiano është tip i lojtarit që të gjithë do të duan ta kenë, por sot vetëm një trajner dhe ekip mund ta ketë atë: Zidane dhe Real Madrid”.

 

 

Related posts

Newcastle pret Manchester Cityn, kërkon një fitore që mungon prej 12 vitesh

Q.Autor

PËSOI ARREST KARDIAK/ Eriksen surprizon shokët e skuadrës daneze, ja çfarë ka bërë para ndeshjes me Rusinë…

Delo.autor

NUK DO TA SHESË NË JANAR/ Ja “dhurata” që presidenti u bën tifozëve të Sampdorias (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment