Futboll La Liga

Ronaldo: Do të luftojmë për Championsin, nuk jemi dorëzuar as për La Ligan

Ronaldo e ka të qartë, Reali do të tentojë ta fitojë sërish Ligën e Kampionëve.

19 pikë larg Barcelonës në La Liga dhe të eliminuar nga Copa del Rey – Real Madridi do të tentojë tani të fitojë titullin e vetëm të mbetur në garë, Ligën e Kampionëve, kështu tha Cristiano Ronaldo, pasi u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit nga tifozët e futbollit kinezë e platformës “Dongqiud”.

“Nëse fitojmë Ligën e Kampionëve në fund të sezonit, do të ishte një vit fantastik”, tha ai.

Ronaldo deklaroi se Reali nuk ka hequr dorë as nga La Liga, pavarësisht se janë 19 pikë prapa Barcelonës.

“Nuk e nisëm mirë La Ligan dhe jemi të zhgënjyer, askush nuk është i lumtur. Por, tani duhet të punojmë shumë për Ligën e Kampionëve sepse është trofeu më i rëndësishëm për ne”, u shpreh ai.

“Në La Liga do të jetë e vështirë, por nuk do të dorëzohemi. Edhe pse kemi humbur shumë pikë deri më tani, duhet të vazhdojmë dhe të punojmë”, shtoi Cristiano.

Related posts

NEWCASTLE-LIVERPOOL/ Salah kthen në avantazh “Të Kuqtë”, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

FLAMURTARI NUK NDALET NË MERKATO/ Klubi pranë akordit me 27-vjeçarin Çelhaka. Largohen 3 lojtarë vlonjat

Delo.autor

KASTRIOTI-SKËNDERBEU/ Pas një topi të mbetur në zonë, Viktor ndëshkon “Krutanët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment