Futboll Kombëtarja Sport

Mbrojtësi i kombëtares U-21/ Ardit TOLI firmos me ekipin e AOX Kissamos në Greqi

Mbrojtësi i kombëtares U-21, Ardit Toli është transferuar nga skuadra e Olimpiakos te skuadra e Kissamos. Futbollisti i Shpresave luajti një sezon me skuadrën e Superligës greke në formë huazimi nga Olimpiakos. Por duket se gjigandët e futbollit grek nuk e shohin më në planet e tyre futbollistin shqiptar. Kështu skuadra e AOX Kissamos ka vendosur që të blejë talentin kuq e zi, duke nënshkruar një ditë më parë edhe kontratën e re. Në faqen zyrtare të klubit të AOX Kissamos i thuren lavde mbrojtësit shqiptar.

“Ai ishte një nga lojtarët kryesorë të ekipit tonë në sezonin e kaluar. Toli luajti 23 ndeshje duke shënuar 3 gola dhe dhënë 3 asistime në kampionat. Gjithashtu ai luajti dhe 3 ndeshje në Kupën e Greqisë”-shkruan klubi i vendit fqinj për futbollistin shqiptar. Ndërkohë vet Ardit Toli është shprehur i lumtur për këtë transferim. “Ndihem shumë i lumtur që pas një sezoni të madh që bëm vitin e kaluar, unë rikthehem sërish këtu, për të qenë pjesë e skuadrës së AOX Kissamos.

Unë do të bëj gjithçka për të ndihmuar skuadrën për të arritur objektivat e klubit”-është shprehur Toli për faqen zyrtare të klubit të Kissamos. Ardit Toli luan në pozicionin e mbrojtësit të krahut të djathtë, por aftësitë e tij teknike janë të tilla, që e bëjnë futbollistin të dal herë pas here edhe në krah.

Related posts

Klopp: Na u mohua një penallti e pastër

Q.Autor

Mercedes bën ligjin në Sochi/ Bottas i dhuron fitoren Hamilton, Vettel i treti

Isa.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Afrimet e Kukësit, Longo vendos ultimatum për blerjet

Delo.autor

Leave a Comment