Albanian Stars Futboll La Liga

Sadiku nis stërvitjen ne Spanje, ja fjalët e para si futbollist i Levantes (FOTO-VIDEO)

Legia e Varshavës dhe Levante kanë rënë dakord për transferimin e Armando Sadikut, sulmuesit të kombëtares shqiptare. Marrëveshja e lidh futbollistin me klubin “orriols” nga koha e tanishme deri në qershor 2020. Klubi i Levantes edhe vetë lojtari duken mjaft të entuziazmuar për marrveshjen e arrirë, këtë gjë e vërteton edhe jehona që klubi spanjoll i ka bërë këtij transferimi duke shpërndarë për tifozët disa foto në faqen zyrtare të Levante në instagram. Ndërkohë edhe “Bomberi” kuq e zi nëpërmjet një video të shpërndarë tregon që ky transferim është një arritje për karrierën e tij, ajo çka vihet re në video-mesazhin e Sadikut është komunikimi i tij në gjuhën spanjolle që tregon përpjekjet e sulmuesit për tu përshtatur me shokët e ri të skuadrës.

Sadiku lindi në Cërrik, në Elbasan (Shqipëri) më 27 maj 1991. Në vitin 2008 debutoi në radhët e K.F. Turbina Cërrik. Një sezon më vonë shkoi te K.S. Gramozi Ersekë dhe në edicionin 2010-2011 u angazhua me K.S. Elbasani. Hapi i mëtejshëm ishte zbarkimi në Ligën Zvicerane, pas nënshkrimit me Locarno. Lugano dhe Zurich e pasurojnë përvojën e tij në futbollin zviceran. Në verën e vitit 2017 shkoi në Poloni, për të qenë pjesë e Legia Varshavës. Armando Sadiku është pjesë e rëndësishme e kombëtares së Shqipërisë. Ai debutoi me përfaqësuesen shqiptare gjatë qëndrimit të Gianni De Biasit në stolin e “Shqiponjave Kuqezi” në një duel kundër Gjeorgjisë. Sadiku mori pjesë në finalet e “Euro 2016”, në Francë.

Ai shënoi në ndeshjen kundër Rumanisë (1-0). Sulmuesi do të ushtrohet këtë mëngjes, duke filluar nga ora 10:30, në ambientet e “Ciudad Deportiva de Buñol”, së bashku me pjesën tjetër të skuadrës së parë të Levantes. Urimet e para, pas zyrtarizimit, që e ka bërë në faqen e vet edhe klubi spanjoll i La Liga-s, Sadiku i ka marrë nga Tramezzani dhe De Biasi, nën drejtimin e të cilëve pati një hop cilësor me fanellën kuqezi. Levante, skuadra e re e shqiptarit, aktualisht ndodhet në vendin e 16-të të La Liga-s, pas 21 javësh kampionat, në kufirin e zonës së mbijetesës. Interesant është fakti se ndeshja e radhës për Sadikun dhe skuadrën e tij të re do të luhet kundër gjigantëve spanjollë dhe europianë, Real Madridit, më 3 shkurt, në orën 20:45. Mbetet të shihet nëse sulmuesi shqiptar do të përfshihet në lojë, qoftë edhe me minutazh të reduktuar, pasi koha në dispozicion për t’u përshtatur është e vogël. Kujtojmë se te Levante, Sadiku gjen edhe një tjetër futbollist shqiptar. Fjala është për Enis Bardhin, i cili luan për kombëtaren e Maqedonisë, një nga talentet më të spikatur në futbollin e fqinjit tonë juglindor. 22-vjeçari ka luajtur 17 ndeshje në La Liga, këtë edicion, dhe ka shënuar 4 gola.

Përgatiti:Alpenews.al

Related posts

BECKAM PËRGATIT GODITJEN E RADHËS/ Inter Miami kërkon një tjetër kampion bote pas Matuidi

Delo.autor

“TË UROJ MOMENTE TË TJERA SI KY JASHTË FUSHËS”/ Mancini uron Aguero-n me VIDEON e momentit të paharrueshëm

Delo.autor

KUMBULLA DHE RRAHMANI TË PAKALUESHËM/ Verona merr një tjetër rezultat pozitiv në transfertë

Delo.autor

Leave a Comment