Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“ÇEKIA ËSHTË SKUADËR ME SHUMË CILËSI”/ Mbrojtësi Gjimshiti: Në venat tona si shqiptar është…

Shqipëria do të përballet nesër ndaj Republikës Çeke në stadiumin “Generali Ceska Pojistovna Arena” të Pragës me fillim nga ora 20:15. Në vigjilje të këtij testi miqësor përkrah trajnerit Edi Reja është shfaqur Berat Gjimshiti i cili ka analizuar këtë sfidë, por edhe përmirësimin që duhet të ketë kjo skuadër:

“Duhet të përmirësohemi shumë, por kemi bërë paraqitje pozitive. Janë shumë lojtarë me shumë cilësi tek Çekia, por besoj se do t’ia dalim mbanë për të fituar ndeshjen. Vendos trajneri cili do të luajë, dhe ai që do të luajë e sigurt që do të jetë 100% në formë, dhe nëse jemi të përqendruar do të ia arrijmë tek fitorja.

Në stërvitje çdo lojtar merr besimin, çdo lojtar ka stilin e vet të lojës. Çdo lojtar ka edhe planin ofensiv që nis nga mbrojtësat. Neve na jep shumë siguri në fushë grinta, gjithashtu është në venat tona ajo që na indentifikon neve si shqiptar dhe që gjithmonë do të japim maksimumin në fushë.”

Related posts

SFIDA NDAJ PORTUGALISË PËR “EURO 2020″/ Mesfushori Goretzka: Më mirë 82 milionë trajnerë sesa 82 milionë…

Delo.autor

Milani dështoi të kualifikohet në Champions, deklarata e dhimbshme e Gattusos

Delo.autor

SUPER AGUERO/ Man City dyfishon shifrat ndaj Man United (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment