Futboll Seria A

Sarri: Nëse më pëlqen? Preferoj femrat, por edhe ai…

Maurizio Sarri, trajneri i Napoli-t, nuk e ka fshehur gëzimin pas fitores me Bologna-n: “Kemi reaguar në mënyrën e duhur pas golit të pësuar. Na mungon diçka në këtë moment, por kemi punuar shumë. I kemi lënë disa hapësira të tepërta kundërshtarit në 45 minutat e para, por në pjesën e dytë kemi luajtur më mirë”, ka thënë Sarri.

Në lidhje me luftën për titull: “Nuk mund të krahasohemi me Juventus-in, forca e tyre ekonomike është superiore dhe ky nuk është një opinion. Këtë e tregojnë edhe gjashtë titujt radhazi të fituar dhe dy finalet e Champions League të luajtura. Ndoshta Allegri është më i mirë se unë para mikrofonit, por objektivi im është loja e bukur, nëse vijnë edhe rezultatet, akoma më mirë. Nëse do të doja vetëm të kisha një punë, do të kisha qëndruar në bankë”.

Për merkaton: “Nuk e di nëse negociatat për Politano-n kanë përparuar, jam përqendruar vetëm te përgatitja e ndeshjes. Nuk dua të flas për një lojtar të një ekipi tjetër, për mua mbetet një futbollist shumë i mirë. Nëse më pëlqen? Preferoj femrat, por ai ka karakteristika shumë të mira”, ka përfunduar Sarri.

Related posts

E QUAJNË “MAJMUN”/ Ngo i kthehet ashpër tifozit të Partizanit (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARISHT PUNËN TEK INTERI/ Antonio Conte nis kërkesat e para në merkato, ja yjet që synon

Delo.autor

GOL PAS 3379 DITËVE/ Pele realizon një “perlë” me roveshatë në Serinë A (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment