Futboll La Liga Premier League

Harry Kane te Real Madrid, por ka një kusht që përfshin Pochettino dhe Ronaldo

Harry Kane është i gatshëm dhe i lumtur të bashkohet me Real Madrid, por me dy kushte, që Mauricio Pochettino të zëvendësojë Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldo të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Kjo sikurse raporton media spanjolle “Diario Gol”, me presidentin e Real Madrid, Florentino Perez të dëshpëruar për të afruar te “Los Blancos”, yllin e Tottenham. Kane ka ndërtuar reputacionin e tij si një prej bomberave më vrastar në futbollin botëror, pasi vitin e kaluar ai shënoi më shumë gola se Ronaldo, Robert Lewandowski dhe Lionel Messi. Forma e tij spektakolare me Tottenham dhe Anglinë e bëjnë Kane të ndjekë gjurmët e Gareth Bale, shumë pranë largimit nga Premier League për tu transferuar në La Liga.

“Express Sport” ka zbuluar se Kane dhe trajneri i Spurs, Pochettino janë në radarin e Real Madrid, me gjigandët spanjollë që janë gati të hidhen në sulm për merkaton e verës. Kështu “Diario Gol” ka shtuar benzinë mbi zjarr, duke aluduar se Kane po konsideron vërtetë transferimin në Bernabeu. Referuar medias spanjolle, Real duhet të emërojë një trajner të qëndrueshëm dhe afatgjatë, në vend të Zidane që ndodhet nën presion constant. Sipas pretendimeve, zgjedhja e parë e Perez është trajneri i Gjermanisë Joachim Low, i cili mund të tërhiqet nga përfaqësuesja pas Botërorit Rusi 2018.

Thuhet se Kane dëshiron që Pochettino të marrë drejtimin e ekipit nga Bernabeu, nëse do të largohet nga Tottenham, për tu bashkuar me Real Madrid. Supozohet se gjiganti anglez ka bërë edhe një tjetër kërkesë në adresë të presidentit Perez, në lidhje me emblemën aktuale të Real Madrid, Cristiano Ronaldo. 24-vjeçari kërkon që Real të largojë Ronaldon nga Bernabeu, nëse duan që ylli i Tottenham të bashkohet me “Los Blancos”. Sipas “Diario Gol” Kane konsiderohet si zëvendësuesi i Benzema, që përflitet për një transferim te Arsenal.

Related posts

ZYRTARE/ Juventus arrin të firmos me mbrojtësin 20 vjeçar (FOTO)

F.autor

FINALJA NDAJ JUVENTUS NË COPPA ITALIA/ Atalanata uron Gjimshitin për arritjen e veçantë kundër Napolit: Nuk është keq të… (FOTO)

Delo.autor

Inter, Perisic: Kam luftuar si dreqi…!

Q.Autor

Leave a Comment