Futboll

Schweinsteiger nuk ndalet, kërkon rinovimin me Chicagon

Bastian Schweinsteiger do të vazhdojë të luajë në Major League Soccer. Mesfushori gjerman i cili përfundoi kontratën 1-vjeçare me Chicago Fire po negocion me drejtuesit për një kontratë tjetër, e cila do ta lidhë 34-vjeçarin me klubin deri në dhjetor të 2018 me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Drejtuesit dhe tifozët kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e mesfushorit gjerman, i cili në 24 ndeshjet e sezonit të rregullt, shënoi 3 gola dhe dhuroi 6 asiste. Schweinsteiger ka deklaruar se është ende herët për të varur këpucët në gozhdë, pasi ndjen se ka ende për të dhënë në futboll.

Related posts

E BUJSHME/ Ylli i PSG-së i vetofrohet Juventusit, bardhezinjtë… mendohen

Delo.autor

DERBI/ Milan-Inter, përballen sot në momentin më delikat të sezonit

Q.Autor

VIDEO/ Milan i frikshëm në minutat e para, kalon në avantazh ndaj Chievos

Q.Autor

Leave a Comment