Futboll Premier League Sport

VRAU VETEN NJË VIT MË PARË/ Zbulohen fakte tronditëse për ish-futbollistin: Nuk e mbështeti Manchester City

Ish-lojtari i akademisë së Mançester Sitit, Jeremy Wisten u nda nga jeta për shkak se vrau veten. 1 vit pas ndarjes nga jeta të djaloshit, ekspertiza mjekësore ka nxjerrë shkakun që e shtyu atë të ndërmarrë këtë vendim.

18 vjeçari u bë pjesë e ‘Qytetarëve’ kur ishte 13 vjeç dhe shikohej si një yll i së ardhmes. Megjithatë ëndrra përfundoi sepse në 2018 ai dëmtoi ligamentin dhe klubi nuk i rinovoi kontratën. Sipas mediave angleze ky ishte pikërisht shkaku që çoi djaloshin në vetvrasje.

Xheremi kishte rënë në depresion përshkak të mos rinovimit të kontratës, ndërkohë që shokët e tij vazhdonin të stërviteshin me klubin.

Babai i tij tha se Xheremi nuk mori trajtimin e duhur nga Mançester Siti.

“Ai mendonte që klubi nuk po e suportonte për të gjetur një skuadër të re”.

Zoti Uisten tha se klubi i kishte premtuar që do ta aktivizonte në disa ndeshje, me qëllim që të binte në sy të zbuluesve, por kjo gjë nuk ndodhi.

Zheremi u gjet i varur në dhomën e tij në 24 tetor 2020, rreth dy vite pasi ndërpreu kontratën me Mançester Sitin.

Related posts

E PABESUESHME/ Manual si të luftosh për ekipin deri në pikën e fundit, edhe kur minuta shënon 97 (VIDEO)

Delo.autor

Allegri: Këta futbollistë të Juventusit do të mungojnë ndaj Crotones

Sadik.Autor

Courtois ka veshur dorezat/ Gati për të qënë TITULLAR me REALIN kundër Gironës

Isa.Autor

Leave a Comment