Kategoria Superiore Shqipëri

Shameti: Ta zgjidhim menjëherë çështjen e kualifikimit ndaj Tiranës

Kukësi rigjen Tiranën në Kupën e Shqipërisë por këtë vit në pozita krejt të kundërta. Kampionët e Shqipërisë që një sezon më parë u eliminuan pikërisht nga bardheblutë e kanë hedhur pas krahëve atë fitore të rëndësishme në fushën e Shkodrës, duke u fokusuar tërësisht te sfida e së mërkurës. Kapiteni Ylli Shameti ndalet fillimisht te rikthimi i skuadrës me marshin e pestë në Kategorinë Superiore, duke theksuar se ky është vetëm fillimi.

Pas ndeshjeve miqësore shumë pozitive dhe fazës përgatitore në Turqi, mendoj se kishte ardhur momenti që ta shprehnim formën tonë të mirë edhe në Superiore. Morëm në Shkodër një trepikësh të vyer, që do të na shërbejë më shumë si forcë psikologjike dhe për t’i parë më mirë ndeshjet në vazhdimësi.
Nga Tirana tek Tirana, Kupa kryqëzon sërish rrugët e dy skuadrave dhe mbrojtësi gjirokastrit e pranon që do të jetë një tjetër histori. Shtatlarti i kampionëve kërkon që skuadra e tij ta vlerësojë maksimalisht kundërshtarin, pavarësisht angazhimit të bardhebluve në Kategorinë e Parë.

Tirana duhet respektuar sepse është një emër i madh i futbollit shqiptar. Do të jetë e vështirë, por ne do të mundohemi ta zgjidhim kualifikimin që në ndeshjen e parë. Tiranën nuk duhet ta shohim si një ekip inferior, por si një kundërshtare që ka shumë cilësi.
Kupa pa dyshim që është një prej objektivave të sezonit dhe Shameti shton se presidenca kërkon maksimumin nga skuadra në çdo kompeticion.
Gjatë seancës së fundit stërvitore përpara sfidës që do të luhet të mërkurën në orën 17:00 në “Selman Stermasi”, trajneri Peter Pacult projektoi në fushë formacionin më të mirë me katërshen e mbrojtjes Idrizi-Alla-Shameti-Rrubullaku, ndërsa Shkodra e Dzaria do të rreshtohen përpara repartit difensiv. Cale-Bakaj dhe Et’hemi janë treshja në ndihmë të sulmuesit të vetëm, Guri.

Related posts

TËRMETI KATASTROFIK/ Futbollisti shqiptar dhuron 10 mijë paund për personat e prekur

Delo.autor

Laçi i plotë ndaj Partizanit, kërkohet suksesi i 3 radhazi

Q.Autor

ZYRTARE / Sulmuesi Ekuban arrin akordin me Genoa-n, klubi i kujton kulmin e suksesit me Partizanin

Delo.autor

Leave a Comment