Gossip

Shantazhoi futbollistin e Milan, këngëtarja shqiptare dënohet për dëshmi të rreme

Anita Latifi, këngëtarja shqiptare e bërë e famshme në Gjermani pasi mori pjesë në “show-n” e talenteve të këndimit ‘DSDS’, është dënuar nga gjykata për dëshmi të rreme.

Latifi pretendonte se para 3 vitesh futbollisti Hakan Çalhanoglu që tashmë luan për Milan, në atë kohë pjesë e ‘Bundesligës’, e kishte kërcënuar të abortonte fëmijën që kishte nga lidhja e tyre e shkurtër. Gjithmonë sipas këngëtares turku edhe e kishte rrahur.

Më vonë në një seancë gjyqësore u zbulua se Anita i kishte kërkuar një përfaqësuesi të Çalhanoglu-s 250 mijë euro për të mos treguar për kërcënimet dhe abortimin e bërë.

Pretendimet e Latifit janë hedhur poshtë nga gjykata e cila ka marrë një tjetër vendim, për të dënuar këngëtaren për dëshmi të rreme. Anita do të jetë e detyruar të punojë 70 orë punë sociale në komunitet.

Related posts

E TRADHËTOI ME NJË MODELE/ Anthony Martial i kërkon falje partneres në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

ATLETICO U SHKËRMOQ/ Diego Costa i plas në fytyrë tortën shokut të tij (VIDEO)

Delo.autor

Dasmë tek Real Madridi; Sergio Ramos dhe Pilar Rubio do të martohen (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment