Futboll Seria A

Sherr me krerët e klubit, mbrojtësi i Milanit kërkon largimin

Gustavo Gomez dëshiron me çdo kusht largimin, madje, edhe sikur t’i duhet të prishë kontratën e tij me Milanin. Klubi i interesuar është Boka Juniores dhe argjentinasit nuk pranojnë ta ngrenë ofertën e tyre përtej 5 milionë eurove për 80 për qind të kartonit të futbollistit.

gustavo gomes

“Djalli” nuk e pranon këtë pakt, pasi kërkon të arkëtojë diçka më shumë, por megjithëse bisedimet vazhdojnë, konsensusi duket ende larg nëse njëra nga palët nuk bën një hap pas.

Teksa agjentët diskutojnë, vetë futbollisti paraguaian ka njoftuar drejtuesit e Milani se nuk do të paraqitet në stërvitje dhe se kërkon të largohet patjetër.

Gustavo Gomez dhe Bonuci

Duke pasur parasysh edhe dëshirën e Gatuzos për të mos mbajtur lojtarë pa dëshirë në “Milanello”, Gustavo Gomez gjen te trajneri një aleat të vyer që mund të lehtësojë kalimin e tij në kampionatin argjentinas.

Boka pret ende një lajm nga kuqezinjtë, teksa për merkato ka ende pak kohë për “tymin e bardhë”. Mirabeli dhe Fasone, nga ana e tyre, synojnë të arkëtojnë të paktën 8 milionë euro, shumë kjo që mund të investohet për të bllokuar një nga objektivat e verës së ardhshme, ky në krye të listës së dëshirave qëndron ende mesfushori i Udinezes, Jakub Jankto.

Related posts

“SECILI MBRON INTERESAT E TIJ”/ Fabregas: Mbyllja e La Liga? Ja pse Barcelona meriton të shpallet kampione

Delo.autor

ANALIZA/ Kriza pa fund e Milanit, ja shkaqet dhe rrugëdalja

Delo.autor

Arturo Vidal: “Do të qëndroj deri në verë pastaj do të…

Q.Autor

Leave a Comment