Albanian Stars

E bujshme, Mourinho kërkon te Manchester United lojtarin e kombëtares SHQIPTARE

Manchester United është një nga skuadrat më aktive në merkato, gjithmonë në kërkim të lojtarëve më të mirë në qarkullim.

Dhe dihet tashmë që Elseid Hysaj është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe që është në listën e kërkesave të shumë skuadrave të njohura në Europë. Shkodrani këtë vit zgjodhi të qendronte dhe dëshiron të fitojë titullin në Serie A këtë vit me kontigjentin që luan bashkë prej disa vitesh.Por duket se për një futbollist të kalibrit të Hysaj, Napoli është shumë i vogël dhe skuadra e parë në listë që është interesuar për të është Manchester United.

Mediat italiane raportojnë se është pikërisht trajneri Mourinho, i cili ka kërkuar me insistim Hysajn në skuadrën e tij. Nuk flitet ende për shifra, por dihet tashmë që mbrojtësi kuq e zi ka një klauzolë largimi nga Napoli në shifrën e 50 milion eurove.

Më herët për Elseid Hysaj kishin shprehur interesim edhe skuadrat e Bajern Mynih dhe Barcelona, por pa paraqitur oferta konkrete në klubin Italian.

Related posts

Analiza e “Eurosport”/ Të shtunën 6 shqiptarë në ndeshjet e Seria A, por më i miri…

Q.Autor

Ndeshja e bamirësisë/ Një legjendë e futbollit shqiptar dhe një ish-yll gjerman në një ekip së bashku

Q.Autor

Greqia tenton të “rrëmbejë” yllin e Kombëtares, talenti pritet të braktisë kuqezinjtë

Q.Autor

Leave a Comment