Futboll Seria A

Shiti Palmierin te Chelsea, Roma merr Jonathan Silvan nga Benfica

Drejtori Sportiv i Romës, po provon të bëjë një goditje të madhe në limitet e merkatos së janarit. Nga Manchester United është ofruar mbrojtësi holandez Daley Blind, i cili po aktivizohet në minutash të limituar nga Jose Mourinho, por palët nuk ranë dakord për kushtet e trnsferimit. Drejtuesit verdhekuq tashmë janë fokusuar te mbrojtësi i Benficas, Jonathan Silva. Futbollisti ka rërnë dakort pë të firmosur një kontratë 5-vjeçare ndërsa klubi portugez do të pëfitojë 5 milionë euro.

Ndërkohë klubi verdhekuq arriti të arkëtojë plot 20 milionë euro plus 6-8 milionë bonuse nga shitja e Emerson Palmierit te Chelsea. Braziliani, i blerë nga Santosi për vetëm 2 milionë euro, i solli përfitime të mëdha ekonomike Romës, që tashmë ka paratë për të afruar lojtarë të tjerë cilësorë, sikurse është holandezi Blind.

Related posts

Mbrojtësi argjentinas rrëfehet: Ja si më përjashtoi Mesi nga kombëtarja pas një sherri

Isa.Autor

THELLOHET SKANDALI/ Ja prapaskena e PSG-së në blerjen e Mbappesë për të shmangur…

Isa.Autor

PLANET E MERKATOS JANË MIRATUAR/ Interi s’do presë Icardin, gati firma me 4 lojtarë

Delo.autor

Leave a Comment