Bundesliga Futboll

Shpërthen Martinez/ Ajo që ka thënë për Guardiolën nuk do i pëlqejë aspak trajnerit spanjoll

Është një nga lojtarët më në formë të Bayern Munich që pas rikthimit të Jupp Heynckes në krye të bavarezëve, mirëpo nuk ishte gjithmonë e lehtë për Javier Martinez.

Në një intervistë të dhënë, spanjolli ka pohuar se periudha nën drejtimin e Guardiolës nuk ishte aspak e këndshme për të.

“Eshtë mëkat që nuk e shijova periudhën PEP. Isha i dëmtuar për 18 muaj, pra gjysmën e kohës së tij këtu i kalova mes dëmtimesh. Ishte shumë e vështirë për mua. Kam nevojë për vazhdimësi që të vij në formë maksimale dhe fatkeqësisht kjo më mungoi në atë kohë.” ka thënë spanjolli për mediat gjermane.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA NË KAMPIONAT/ Teuta mposht “Shkodranët” dhe ngjitet në vendin e katërt

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Tripleta me Barcelonën i hap dyert e karrierës, pistë e re në Serinë A për Rei Manajn

Delo.autor

Të gjithë në “ajër”, ja kush ikën dhe kush rinovon te Flamurtari

Sadik.Autor

Leave a Comment