International

Nuk është De Biasi, Australia zgjedh trajnerin dhe lë thatë Italinë

Australia ka bërë zgjedhjen e saj sa i takon trajnerit që do të drejtojnë skuadrën në Botërorin “Rusi 2018”. Për postin që shumë është përfolur se do ta marrë ish-tekniku i Shqipërisë, Xhani De Biasi, është përcaktuar një tjetër italian.

 

Sipas “The Australian”, drejtimin e Kombëtares do ta marrë Roberto Mancini, aktualisht trajner i Zenit-it në Rusi. Po sipas këtij burimi Mancini do të qëndrojë në krye të skuadrës vetëm për Botërorin, më pas do të bëhet një zgjidhje tjetër.

 

Së fundmi në mediat italiane Mancini ishte përfolur si kandidati potencial për të marrë drejtimin e kombëtares “axurre”, por me lëvizjet në sfond drejtuesve do t’i duhet të mendojnë për një tjetër alternativë.

Related posts

Ryan Giggs: U këshillova me Ferguson përpara se tu bëja trajnerin i Wales-it

Q.Autor

Ronaldo thyen një tjetër rekord/ Golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës për Klube

Q.Autor

Eksperti Italian jep parashikimin, këto 3 ndeshje do t’ju bëjnë fitues

Q.Autor

Leave a Comment