Kombëtarja

Shqipëria në “Euro 2016”, prezantohet ekspozita dhe albumi i triumfit historik

Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar sot, në orën 13:00, në sallën e Muzeut Kombëtar, albumin fotografik për “Euro 2016”.

Albumi do të jetë një promocion dhe ekspozitë e hapur për publikun, e cila do të shërbejë për tri ditë, ku dashamirës të futbollit do të kenë mundësi të shikojnë nga afër një galeri të përzgjedhur fotografish, shoqëruar me fanellat e kombëtares dhe copëza videoje nga momentet magjike të eventit më të madh që kemi marrë pjesë si shtet ne arenën europiane.

Të pranishëm në këtë aktivitet, që ngjalli kërshëri për pjesëmarrësit, ishin ish-futbollistë të kombëtares, trajnerë, njerëz të futbollit, media dhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë dëshiruar të shikonin nga afër ceremoninë.

Presidenti Duka në fjalën e tij u shpreh: “Është një kënaqësi e madhe sot për mua të jem në këtë promovim të albumit fotografik të “Euro 2016”. Produkt cilësor i FSHF-së, një detyrim ndaj ekipit dhe sportdashësve.

Promovim që mban gjallë kujtesën dhe na jep entuziasëm për të vazhduar në të njëjtat gjurmë. Sot të gjithë iu gëzohen arritjeve të kombëtares, por s’duhet harruar nga kemi nisur.

Puna e madhe e një stafi, strategji shumëvjeçare, zbulimi i lojtarëve shqiptarë anembanë botës, përzgjedhja e stafeve teknike, krijimi i kushteve optimale, frymës miqësore në grup etj. FSHF do të vazhdojë të ruajë standartin e lartë, siç e meriton futbolli shqiptar”.

Related posts

NUK U GRUMBULLUA NGA PANUCCI/ Ja mesazhi prekës i Seferit për kombëtaren para ndeshjes… (FOTO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Gati e pamundur të luhen, pritet anulimi i dy ndeshjeve miqësore të kombëtares

Delo.autor

ÇFARË NDODHI? Priste debutimin me fanelën e Kombëtares, Kamberi detyrohet të kthehet në shtëpi

F.autor

Leave a Comment