Futboll Premier League

Sanchez-es transferohet në Manchester, por Pogba kërkon që…

Paul Pogba është i dëshpëruar që Sanchezi do të fitojë 21 milionë euro në sezon dhe ka urdhëruar Raiolën që të nis bisedimet me Unitedin pasi edhe ai do kushte më të mira ekonomike.

Manchester United është shumë pranë marrëveshjes me Alexis Sanchez, me këtë të fundit që do të firmosë një kontratë prej rreth 21 milionë euro në sezon, e përkthyer ndryshe pothuaj dyfishin e pagës së Paul Pogba, që përfiton 11.5 milionë euro në sezon.

Por sipas asaj që raporton ‘Mirror’, kjo situatë nuk i pëlqen aspak menaxherit të futbollistit, Mino Railoa.

Menaxheri më i famshëm në botën e futbollit në vitet e fundit nuk e pëlqen faktin që ylli francez të marrë gjysmën e pagës së futbollistit që pritet të bashkohet me Manchester United, ndaj i ka kërkuar takim drejtuesve të ‘Djajve të Kuq’, për të diskutuar pagën e futbollistit që ai ka nën kontratë.

Kështu mbërritja e kilianit Sanchez, përveç se shihet si një përforcim i rëndësishëm për ‘Djajtë e Kuq’, mund të turbullojë ujërat në skuadrën e Manchester United.

Related posts

PAPËRGJEGJSHMËRIA E RUGANIT/ Shikoni çfarë bëri para ndeshjes me Interin dhe i rrezikoi të gjithë

Delo.autor

PËRGATIT GODITJEN E PARË NË VERË/ Manchester United gati të paguajë klauzolën për super talentin…

Delo.autor

Higuan mund të mbetet jashtë ndaj Milanit, Kuadrado dëshiron të luajë me dhimbje

Sadik.Autor

Leave a Comment