International

I shumëkërkuari Malcom, shtatë skuadra të mëdha e duan talentin brazilian

Skuadra franceze Bordeaux është duke u bërë gati të fitojë shumë nga shitja e brazilianit Malcom.

Dy vite më parë, Bordeaux shpenzoi pesë milionë euro për ta transferuar sulmuesin anësorë nga Corinthians.

Paraqitjet e jashtëzakonshme në Ligue 1 kanë bërë që për Malcomin interesim të shfaqin skuadrat më të mëdha evropiane.

Kërkesat më të mëdha janë nga kampionati anglez, me Liverpool, Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Manchester United që e duan lojtarin.

Në garë për brazilianin e talentuar janë edhe dy gjigantët gjerman Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.

Por së fundmi garës iu është shtuar edhe skuadra e madhe italiane Roma.

Bordeaux tani është duke i shqyrtuar ofertat, por sipas medieve franceze nuk dëshiron të dëgjoj nën 50 milionë euro.

20-vjeçari ka kontratë me klubin francez deri në muajin qershor të vitit 2021.

Në 20 ndeshje këtë edicion në Ligue 1, Malcom ka arritur të shënoj shtatë gola dhe të bëj gjashtë asistime. 

Related posts

(FOTO) Dita e parë e Coutinhos te Barça, ja kush e ka mikpritur!

Alm.autor

Inter drejt “goditjes” së madhe takohet me agjentin e yllit të PSG-së

Q.Autor

Real-Gremio, në Abu Dhabi luhet finalja e Botërorit

Q.Autor

Leave a Comment