Kategoria Superiore Shqipëri

Laçi thyen Lirinë e Shkëmbit, për kurbinasit vendos Jonuzi

Laçi dhe Liria e Prizrenit luajtën dje një ndeshje miqësore në kompleksin “Tropikal”, në Durrës. Takimi u vendos nga një gol i Fjoart Jonuzit në minutën e 62-të.

Ka qenë një lojë shumë e bukur, me dy skuadra që kanë bërë futboll të hapur, por me sulmuesit që shpërdoruan jo pak para portave respektive.

 

Trajnerët Gentjan Mezani i Laçit dhe Bledi Shkëmbi i Lirisë, provuan disa skema në një kohë që iu dhanë hapësirë edhe lojtarëve të stolit.

Te skuadra kosovare bënin pjesë edhe emra të afirmuar ndër vite të kampionatit shqiptar si Sefa, Vrapi, Bakaj, Magani etj. Dje debutoi me fanellën e Lirisë edhe sulmuesi i huazuar nga Flamurtari, Ibrahima Tungara.

toungura

Pas një pjese të parë të ekuilibruar dhe me raste nga të dyja ekipet, loja u bë më e bukur në të dytën. Jonuzi kapi në befasi portierin e Lirisë, duke kaluar në avantazh kurbinasit. Si për koincidencë, dy skuadrat kanë si ngjyra karakteristike ato bardhezi dhe dje uniformat e tyre mezi dalloheshin.

Laci2-470x363

Ekipi i Shkëmbit insistoi deri në fund për të gjetur barazimin, por Laçi u mbrojt mirë dhe gjithçka u mbyll 1-0. Si Mezani ashtu edhe Shkëmbi mbetën të kënaqur nga ky test.

Për kurbinasit, nga sot pritet të zhvillojë stërvitje me grupin edhe Bruno Lulaj, i huazuar nga Skënderbeu. Qendërmbrojtësi duket se e ka kaluar dëmtimin dhe është gati për ndeshjen e javës së ardhshme me Kamzën në transfertë.

Related posts

“NDESHJA E RËNDËSISHME E SEZONIT”/ Trajneri Memelli: Ju tregoj pse duhet të bëjmë kujdes nga Apolonia

Delo.autor

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Cikalleshi me shokë dhurojnë spekatkël, i japin “leksion” Fenerbahçes (VIDEO)

Delo.autor

TENSIONET QË NUK U PANË NË WEMBLEY”/ Tifozi shqiptar konfliktohet me policinë dhe shoqërohet në rajon (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment