International

Sinisa Mihajlovic, kandidati kryesor për të drejtuar Bordeaux në Francë

Pak ditë pasi u shkarkua nga detyra e trajnerit të Torinos, serbi Sinisa Mihajlovic mund të rikthehet në detyrë, por këtë herë jo më në Serinë A, por në kampionatin francez.

Skuadra e Bordo, që dje shkarkoi nga detyra trajnerin Jocelyn Gourvennec, po mendon se trajneri Mihajlovic është i përkryer për ta zëvendësuar dhe po interesohet për të, duke i bërë një ofertë.

Për momentin është vetëm një ide, por emri i trajnerit serb shihet me sy të mirë në Ligue 1. Mes kandidatëve të tjerë për t’u ulur në stolin e Bordo janë edhe Michel Preud’homme, Elie Baup dhe Didier Tholot, por serbi Sinisa Mihajlovic duket në “pole position”.

Related posts

Lemos, 22-vjeçari që refuzoi Barçën dhe pranoi ofertën e Sassuolo-s

Q.Autor

(FOTO) Kur 385 milionshi bënte foto me aparat 30 eurosh

Alm.autor

VIDEO/ Al Jazira-Real Madrid, i pabesueshëm rezultati i pjesës së parë. Statistikat

Q.Autor

Leave a Comment