Futboll Premier League

‘Sirena’ angleze për Vidal, Man United dhe Chelsea në garë për shërbimet e tij

Manchester United do t’i bëjë konkurrencë Chelseat për mesfushorin e Bayern Munichut, Arturo Vidal, gjatë afatit kalimtar veror, raporton Daily Express.

Përfaqësuesi kilian mund të largohet nga klubi i Bundesligës gjermane pas transferimit të Leon Goretzka nga Schalke, me Chelsean si destinacion shumë i mundshëm i tij.

Megjithatë, pas ardhjes së Alexis Sanchezit në “Old Trafford”, Jose Mourinho e ka rritur interesimin për Vidalin, teksa dëshiron ta shtojë edhe një kilian tjetër në skuadër.

Përparësia e vetme e Chelseat është se Antonio Conte ka qenë trajner i Vidalit në kohën kur të dy ishin pjesë e Juventusit.

Related posts

EMOCIONUESE/ Barcelona publikon videon kur Suarez u fut për herë të fundit në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

SPEKTAKËL NË KUALIFIKUESE “EURO 2020″/ Belgjika SHËNON 2 gola 3 minuta, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

Nacho Fernandez rikthehet nga dëmtimi/ Futbollisti vihet nën urdhrat e Zidane

Sadik.Autor

Leave a Comment