Futboll Premier League Seria A

E FUNDIT/ Dzeko niset drejt Londrës… pritet lajmërimi nga Chelsea

Përpara apo pas ndeshjes ndaj Samp? Ky është dyshimi i vetëm për Edin Dzeko-n, shumë afër largimit nga Roma, me destinacion Londrën ku do të veshë fanellën e Chelsea-t. Tashmë mbetet të kuptohet se kur do të ndodhë. Ndoshta do të mësohet sot, kur Di Francesco do të flasë në konferencën e shtypit për sfidën e së mërkurës kundër Samp. Por është e sigurt që Edin (bashkë me të edhe Emerson Palmieri) do t’i thotë lamtumirë Italisë. Ndërkohë që në tërheqjen stërvitore të verdhekuqve është fotografuar me valixhe në duar.

Roma, Dzeko va a Londra da Conte: tutto fatto col Chelsea, via già prima della Samp?

Sic tregojnë edhe pamjet ekskluzive të Premium Sport në grumbullimin e verdhekuqve të Cornaredo-s, duket sulmuesi boshnjak duke vendosur valixhet në makinë. Bashkë me të është edhe e motra e cila mbërriti në Milano të hënën me agjentin Silvano Martina. Por nëse janë apo jo valixhet për t’u transferuar në Londër kjo mbetet për t’u parë, por nga ana tjetër nuk fshin dyshimin se kalimi te Chelsea është i pashmangshëm.

Vendimtar për këtë ka qenë telefonata që Edin ka marrë nga Antonio Conte. Ky i fundit i ka dhënë garancitë teknike për të luajtur në Premier League. Dzeko pritet të firmosë një kontratë deri në 2021-in me “Blutë” me një pagë prej 6 milionë eurosh.

Related posts

SERIE A/ Abbiati: Donnarumma është hutuar nga zërat e merkatos!

Sadik.Autor

JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Lojtare shahu dhe kriminologe, a ka më SEKSI se… (FOTO)

Isa.Autor

Lamtumirë Liverpool, Salah largohet në verë

Sadik.Autor

Leave a Comment