Futboll Shqipëri

SKANDALI: Dalin provat, si FSHF grabiti Shoqatën e Minifutbollit me falsifikim

Gjatë ditëve të fundit, “Vipsport.al” dhe “TemA TV” kane publikuar vazhdimisht dokumentacionin që provon se si FSHF, me dijeni të plotë, ka lejuar të votojnë për disa vite radhazi në Asamble Zgjedhore e të Zakonshme shoqata të cilat nuk figurojnë të regjistruara në gjykatë, duke deligjitimuar kësisoj vendimet e marra. Por, skandali thellohet edhe më shumë sa i përket Shoqatës së Minifutbollit shqiptar, e cila ka të drejtë vote në Asaamble.

Në vitin 2014, në mënyrë abuzive, në emër të Shoqatës së Minifutbollit, në Asamblenë e Përgjithshme si delegat me të drejtë vote mori pjesë Armand Dama, ish-trajneri i Kombëtares së minifutbollit. Shoqata e Minifutbollit është e regjistruar në gjykatë me president Klodian Kadiun (provohet me dokumenta), i cili ndaluar asokohe në mënyrë abuzive të merrte pjesë në atë Asamble.

Për të shmangur përplasje të tjera të këtij lloji, FSHF ka bërë mashtrimin e radhës sa i përket listës së pjesëmarrësve në Asamble. Në listën e saj është bërë një ndryshim dhe në vend që të përmendet Shoqata e Minifutbollit si anëtare me të drejtë vote në Asamble (duke qenë se është e regjistruar në Gjykatë), është vendosur aty emri i Shoqatës së Futsallës, që nuk e është e regjistruar në gjykatë.

Për ta qartësuar se pse është bërë kjo lëvizje? Gjejeni kush do votojë në emër të Shoqatës fantazmë të Futsallit. Sërish Armand Dama…

Votimi i Armand Dama-s në Asamble të Përgjithshme si përfaqësues i Shoqatës së Minifutbollit

Lista e FSHF-së, ku është hequr Shoqata e Minifutbollit dhe eshte futur Shoqata e Futsallit
Dokumenti që vërteton që president i Shoqatës së Minifutbollit është Klodian Kadiu

Related posts

NGA GEORGE BEST TEK VIERI/ Njihuni me 10 futbollistët që u rrënuan nga veset

Delo.autor

ZYRTARE/ U largua nga Laçi, futbollisti kalon në Kosovë

Delo.autor

Momenti qesharak/ Suedezi për pak sa nuk ja hoqi MBATHJET kundërshtarit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment