Futboll La Liga

(FOTO) Blerja e re e Barcelonës nuk humb kohë, stërvitet me skuadrën

Blerja më e re e Barcelonës nuk ka humbur shumë kohë dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje.

Yerry Mina, i cili mbrëmë kreu testet mjekësore me Barcelonën dhe sot paradite u prezantua, nuk ka humbur shumë kohë dhe pasdite ka marrë pjesë në seancën stërvitore të skuadrës, transmeton Express.

Mina u transferua nga Palmeiras për 11.8 milionë euro dhe nënshkroi kontratë pesëvjeçare e gjysmë me Barçën.

Në fotografi të postuara nga faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter, Mina shihet duke u kënaqur në stërvitje.

Related posts

THUR ELOZHE PËR MBROJTËSIN KUMBULLA/ Trajneri Fonseca: Kam besim te ai, do ta ndalë Ibran

Delo.autor

E DHIMBSHME/ I VDES BABAI: Ja si “shuhet” në stadium i ATI i kapitenin të Stuttgartit

Isa.Autor

Sterling: Guardiola më vrau pas barazimit ndaj Crystal Palace

Sadik.Autor

Leave a Comment