Albanian Stars

Skandali / Tifozët e APOEL bllokojnë transferimin e Kaçes… prej UÇK-së

Nuk ka qetësi për Ergys Kaçen. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare ka parë sot të dështojë një tjetër transferim i tij dhe mundësia për të luajtur si tutullar në pjesën e mbetur të sezonit në radhët e APOEL në Qipro.

Lojtari do të udhëtonte sot drejt Qipros për të kryer vizitat mjekësore dhe për të formalizuar huazimin 6 mujor te klubi që mban vendin e dytë në kampionatin e këtij vendi. Por në mënyrë të çuditshme, gjithçka është mbyllur në mënyrë të turpshme. Tifozeria e klubit të APOEL i është kundërvënë drejtuesve për këtë lëvizje pasi nuk dëshiron që Kaçe të veshë fanellën e këtij ekipi si pasojë e fotos së famshme me fanellën e UÇK të 4 viteve më parë.

Tifozeria e APOEL ia ka bërë të qartë klubit këtë qëndrim dhe ka paralajmëruar protesta, duke detyruar qipriotët të tërhiqen nga kërkesa e tyre për huazimin e Kaçes, pak orë para finalizimit të marrëveshjes. Ndaj lojtari ka mbetur në Greqi, në pritje të një telefonate të një klubi tjetër që dëshiron ta transferojë nga PAOK, ndërsa është mësuar se dy opsionet më të mundshme të tij në janar janë Panathinakos dhe PAS Janina.

 

Related posts

Mediat kroate elozhe Grezdës, ndër lojtarët më në formë të Osijekut

Q.Autor

Tensionet me PAOK, Kaçe mendon largimin nga kampionati grek

Q.Autor

Talenti shqiptar që luan në Belgjikë merr ftesë nga Kombëtarja, ja përgjigja e tij

Q.Autor

Leave a Comment