Basketball Të tjera

Goga Basket mposht Studentin dhe shkon në finale, duel me Tiranën për Kupën

Goga Basket do të jetë rivalja e Tiranës në finalen e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Vajzat e trajnerit Miltiadh Driza kanë mundur 82-49 në gjymëfinale Studentin sfidë e luajtur në sallën e sportit “Feti Borova” në kryeqytet. Sfida nisi me vazjat e Studentit që shënuan pikën e parë, për të vijuar me disa minuta me skuadrat që mbroheshin dhe studionin njëra tjetrë. Është Papa e Goga Basket me dy trepikëshat e saj që bëri diferencën, për ta mbyllur periodën e parë në epërsi të bregdetareve 22-16. Janë sërisht vajzat e Sudentit që shënojnë të parat edhe në periodën e dytë, por situatën e merr në dorë Goga Basket që ruan diferencën falë edhe një McRoi të saktë nën tabelë.

Nga nje ndeshje e Goga Basket

Minutat vijojnë me rivalitet, por edhe me shumë gabime nga të dyja palët në këtë periodë dhe të gjithë pjesën e parë përfundon 38-30 për durrsaket. Në pjesën e dytë skuadrat ndërrojnë anët e fushës, por jo trendin e sfidës, e cila sheh në periodën e tretë Studentin të shënojë vetëm 8 pikë, ndërsa Goga realizoi 18. Një formalitet për durrsaket edhe perioda e katërt gjatë të cilës thelluan edhe më diferencën, në 26 pikë, për ta mbyllur krejt takimin në shifrat 82-49. Pra, Goga Basket fiton dhe arrin finalen e Kupës Shqipërisë ku do të përballet me Tiranën. Kjo e fundit arriti një fitore bindëse 78-52 ndaj Flamurtarit në gjysmëfinalen tjetër. Finalja e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra do të luhet të mërkurën, në orën 19:00 në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet.

Kupa e Shqipërisë – Gjysmëfinalet e femrave

Tirana – Flamurtari, 78-52 (17-21, 28-9, 17-9,16-13)

Goga Basket – Studenti, 82-49 (22-16, 16-14, 18-8, 26-11)

Finale, 31 janar

Tirana – Goga Basket, ora 19:00

Kupa e Shqipërisë – Gjysmëfinalet e meshkujve (2 shkurt)

Tirana – Kamza Basket, ora 16:00 (salla Feti Borova)

Teuta – Partizani, ora 18.00 (salla Feti Borova)

Related posts

Cyborg: Jam gati të përballem me Nunes, por me disa kushte

Q.Autor

FORMULA 1/ Piloti Hamilton triumfon në Baherin, mposht Verstappen pas një dueli të madh

Delo.autor

NBA/ Leonard i “padisponueshëm” pas dëmtimit, pezullim pa afat për Chris Paul

Delo.autor

Leave a Comment