Shqipëri

Skënderbeu i jashtëzakonshëm, lë pas Dortmundin dhe Lazion

Kalimi për herë të dytë në historinë e tij në grupet e Europa League e ka shpërblyer Skënderbeun jo vetëm financiarisht.

Skuadra shqiptare, që mbijetoi më gjatë se të tjerët në kupat kontinentale, e është kthyer në vitet e fundit një sinonim i suksesit të vendit tonë në futbollin ndërkombëtar, merr së fundmi edhe përgjigje pozitive nga statistikat.

Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS), në një formulë unike bazuar mbi rezultatet dhe ecurinë në turnetë ku kanë marrë pjesë, analizoi 400 klube, ku shihet se “Ujqërit e dëborës” kanë bërë një kërcim fantastik në renditje.

Skënderbeu ka grumbulluar plot 167 pikë në 12 muaj. Formacioni shqiptar ia ka dalë madje të lërë pas Olympiacosin e Pireut, një skuadër që është e pranishme çdo vit në turnetë europianë, apo edhe Lacion, kjo për shkak se bardhekaltrit nuk ia dolën të qëndrojnë gjatë në Europa League.

Skënderbeu ishte në vendin e 425-të në vitin 2016, praktikisht jashtë radarëve të IFFHS-së. Por ecuria e mirë dhe pikët e grumbulluara, si në Europë, ashtu edhe në Kategorinë Superiore, e futin tashmë mes gjigantëve kontinentalë. /TCH/

Related posts

INVENSTIMI I RI/ FSHF inauguron fushën me bar natyral për ekipin e Kategorisë së Dytë (FOTO)

Isa.Autor

VAZHDON SHKËLQIMIN NË AUSTRI/ Vrioni dhuron spektakël, dopietë për sulmuesin e harruar nga Reja (VIDEO)

Delo.autor

Humbi fazë përgatitore nga gjobat, Masato Fukui përfundon te Kastrioti

Q.Autor

Leave a Comment