Të tjera

Skiatori Kosovarë renditet i 43-ti në Kupën e Botës në Zvicër

Fituesi i pesë normave olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang2018”, Albin Tahiri, ka garuar sot në Kupën e Botës, që po mbahet në Wengen të Zvicrës.

Garat u mbajtën në kombinim alpik (lëshim i shpejtë dhe sllallom), ku Albini doli i 43-ti nga 67 garues.

Në lëshim të shpejtë, skitari ynë, Albin Tahiri, pati kohën 1:52.74 sekonda, kurse në lëshimin e dytë 59.73 sekonda. Shtegu ishte i vështirë, për çka një pjesë e madhe e garuesve nuk e përfunduan garën.

Vendin e parë e zuri francezi Victor Muffat – Jeandet, me kohën 1:46.28 dhe 51.52 sekonda, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Të shtunën garat do të mbahen në lëshim të shpejtë.

Kujtojmë që Tahiri do të jetë mbajtës i flamurit të Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore.

Related posts

KORONAVIRUSI/ U takua me tenistin Djokovic, ylli i NBA-së pozitiv me COVID-19

Delo.autor

E RËNDË/ Humb jetën luftëtari i MMA-së, dyshohet se u helmua nga…

F.autor

VIDEO/ Moment i sikletshëm, patinatores koreane i hapet kostumi gjatë garës

Q.Autor

Leave a Comment