Futboll Seria A

Spalletti buzëqesh: Kemi marrë një lojtar të denjë për Inter

Në prag të ndeshjes së mbrëmjes së nesërme kundër Roma-s, Luciano Spalletti, trajneri i Inter, ka folur në konferencë për shtyp: “Ndeshje vendimtare? Është akoma herët. Mjafton të shikosh atë që ka ndodhur në fazën e parë. As 10 pikë diferencë nuk mjaftojnë.

Merkato? Jam gjithmonë i kënaqur me punën e klubit. Jemi në një mendje. Është e qartë pastaj se në rastine Rafinha-s është detyra jonë ta ndihmojmë dhe t’i krijojmë kushtet e duhura që ai të mund të na ndihmojë.

Lisandro Lopez? Jam i kënaqur për të, është një lojtarë i denjë për Inter. Cancelo do të qëndrojë, kjo është dëshira e tij”, ka thënë Spalletti.

Në lidhje me sezonin: “Duhet të vazhdojmë të punojmë në mënyrën e duhur. Gjatë këtyre javëve kemi punuar shumë dhe ndeshja do të na tregojë nëse kemi bërë gjërat e duhura, Joao Mario? Ka lojtarë që zgjidhin ndeshje në çdo moment.

Joao ka bërë disa paraqitje të mira. Ndoshta është paraqitur më mirë pasi është aktivizuar nga stoli, por ka dhënë kontributin e tij”, ka përfunduar Spalletti.

Related posts

Man City ruan kryesimin me “poker”/ Liverpool bind në të dytë, “ngec” Man United (VIDEO)

Isa.Autor

DËSHTOI NË BOTËROR/ Messi rikthehet në stërvitje tek BARCELONA me Pique, Alba…

Isa.Autor

DE LIGT NUK ZBARKON NË MOSKË/ Juventus me ndryshime në mbrojtje, luan me “Rambon”…

Delo.autor

Leave a Comment