Të tjera

UFC shpall Ferguson – Khabib, McGregor i hiqet titulli kampion

Një moment surprizash gjatë orëve të para të mëngjesit. Gjatë konferencës për shtyp, e cila shënonte 25-vjetorin e UFC, janë shpallur supersfidat e ardhshme…dhe ato janë të frikshme.

Bëhet fjalë për UFC 223 të 7 prillit që do të zhvillohet në Brooklyn e cila pritet të jetë një nga evenimentet më të shumëpritura të këtij sporti.

Image result for ufc 223

Do të ketë plot tre sfida për titullin kampion, njëra më e bukur se tjetra.

Eventi kryesor pritet të jetë ai midis Tony Ferguson dhe Khabib Nurmagomedov që do të luhet për titullin e peshave të lehta, çka do të thotë se Conor McGregor do ta humbasë edhe titullin në këtë divizion.

Dana White pranoi se ndeshja do të jetë për titullin kampion, por nuk pranoi të konfirmonte se McGregor do t’i hiqet titulli, por në prill duket e pashmangshme.

Image result for ufc 223 holloway

Ndeshja tjetër do të jetë ajo e Max Holloway dhe Frankie Edgar. Kampioni i peshës pupël më në fund do të ndeshjet nga sfiduesi Edgar, një veteran i MMA. Një ndeshje që duhet të ishte zhvilluar në dhjetor, por Edgar kishte probleme fizike dhe vendin e tij e zuri Jose Aldo.

 

Ndërsa ndeshja tjetër e titullit do të jetë revanshi i Joanna Jedrzejczyk ndaj Rose Namajunes. Edhe kjo do të jetë një ndeshje për titull në peshën kashtë.

Gjithsesi, sot keni mundësinë të ndiqni UFC 220 dhe pritet që të jetë një event po aq gjigant sa ai i 7 prillit.

Related posts

Plus 2.8 milionë dollarë për të zgjidhur problemin në transport

Q.Autor

TRAGJEDIA/ Piloti italian vdes gjatë garës, plagoset një…

Delo.autor

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Befason boksieri Fury: Mposht Wilder dhe brenda vitit mund…

Delo.autor

Leave a Comment