Futboll Seria A

Spalletti: Ja pse Rafinha s’mund t’i rregullojë gjërat tek Interi

Rafinha Alcantara, lojtari më i ri i Interit, do të duhet të punojë shumë nëse dëshiron të bëhet i rëndësishëm në skuadrën lombarde. Kjo u sqarua nga trajneri i tij i ri, Luciano Spalletti, në një deklaratë:

“Ne duhet të kujtojmë se ish-lojtari i Barcelonës ka pasur shumë pak minuta në këtë vit të fundit, për shkak të një lëndimi të pësuar në prill, në gjurin e tij të djathtë. Nuk mund të mendojmë se dikush që nuk ka luajtur në një vit e gjysmë të vijë dhe të rregullojë gjërat tek Interi. Ne jemi ata që duhet ta ndihmojmë dhe jo anasjelltas”.

Merkatoja e dimrit nuk është mbyllur ende, aq më pak për Interin, gjë të cilën trajneri zikaltër e bëri të qartë: “Ne do të dëshironim që të kishim lojtarë të tjerë me nivel të mjaftueshëm, që të konkurrojmë për diçka të rëndësishme”.

Related posts

Skriniar sqaron “largimin”: E kam për nder të jem pjesë e Interit

Q.Autor

Vendimet e Disiplinës: Çështja Muzaka kërcënon Tiranën, e pësojnë Flamurtari dhe Laçi

Sadik.Autor

ATLETICO MADRID-MILAN/ Pioli i beson treshes së sulmit Saelemaekers-Diaz-Giroud (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment