Futboll Sport

ITALI-SPANJË/ Sherr me Tottin dhe me Messin, Luis Enrique është trajner i hekurt

Luis Enrike nuk e harron kurrë Italinë, sepse ia kujton hunda e tij sa herë shihet në pasqyrë. Por ai e ka falur Tasotin për atë ndërhyrje të ashpër, ndërsa spanjollët jo. Gjithçka ka ndodhur në çerekfinalet e Botërorit të vitit 1994, kur Italia fitoi 2-1, por ndeshja u shënjua nga ai episod i ish-lojtarit italian me trajnerin aktual të Spanjës.

NISJE NEGATIVE- Luis Enrike dhe Tasoti u takuan në “Olimpico” në tetorin e vitit 2011 kur luhej ndeshja Roma-Milan. Ishte hera e parë pas “gjakosjes” në Amerikë. Shtrënguan duart me njëri-tjetrin, buzëqeshën dhe bënë paqe. Luço ishte në Romë prej disa muajsh, por nisja e aventurës së tij nuk ishte e mirë. Zëvendësoi Totin kundër Slovan Bratislavës, ai iku pa e përshëndetur trajnerin dhe tifozët e vërshëllyen. Roma u eliminua.

“Kush më thotë që po të ishte Toti në fushë do ta kualifikoheshim?”, pyeti Enrike në konferencë. Pastaj tregoi krenarinë e tij se nuk do të jepte shpjegime ndaj askujt për vendimet që do të merrte në fushë. Kanë kaluar 10 vite dhe Enrike nuk ka ndryshuar. U qëndron bindjeve të tij deri në limitet e brutalitetit.

Ka bërë sherr edhe me Mesin, por e gjetën gjuhën e përbashkët sepse njëfarë Ksavi Hernandez ishte aty për të ulur gjakrat. Ai fitoi tripletën me Barcelonën dhe tifozët nisën ta donin. Por vendimet e forta vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, kur la jashtë Europianit Serxho Ramosin. Kritikat që mori ishin të mëdha.

RINGRITJE- Luis Enrike ka ditur të ringrihet edhe përballë vështirësive, sprovave dhe sfidave që i ka rezervuar jeta. Ka një karakter të fortë dhe nuk u trondit aspak kur Buskets rezultoi pozitiv. “Kjo është një lojë fëmijësh, në krahasim me atë që kam përjetuar unë”, ka thënë Enrike duke iu referuar sëmundjes së rëndë që kishte vogëlushja e tij dhe faktit që ajo humbi jetën në mënyrë të papritur.

KUNDËR TË GJITHËVE- Trajneri i Spanjës ka dalë kundër të gjithëve. Askush nuk besonte te skuadra e tij dhe te vendimet që mori për lojtarët e për gjithçka. Sigurisht që rezultatet po i japin të drejtë.

Related posts

BOTA E SPORTIT TRONDITET SËRISH/ Arrestohet arbitri i Superiores. Pjesë e grupit të Avdylajve (EMRI)

Isa.Autor

Shokohet “BERNABEU”/ Bayerni barazon shifrat (2-2)

Sadik.Autor

SERIE A/ Inter akuzohet për thirrje raciste ndaj Matuidi

Sadik.Autor

Leave a Comment