Futboll Seria A

Spalletti: Ndeshja ndaj Roma-s nuk është vendimtare për Champions League

Luciano Spalletti ka siguruar se është shumë herët për ta quajtur ndeshjen e Inter ndaj Roma-s vendimtare për Champions League.

Ndeshja do të luhet të dielën në orën 20:45 në San Siro.

“Është akoma herët për ta quajtur një ndeshje vendimtare për një vend në Champions League. Natyrisht që një ndeshje e tillë mund të sjellë entuziazëm dhe vetëbesim, por kemi një rrugë të gjatë për të bërë dhe na ndajnë nëntë pikë nga Napoli,” shprehet trajneri në konferencën për shtyp.

“Nuk kam parë ndonjë ndryshim në stërvitje gjatë kohëve të fundit, megjithëse rezultatet nuk anë qenë të mira. Gjithmonë kemi punuar në të njëjtën mënyrë dhe thjesht incidentet kanë qenë kundër nesh.

“Do të jetë një ndeshje e barabartë me dy skuadra të forta. Pres të jetë një ndeshje e bukur për publikun.

“Dua që të sulmojmë Roma-n, dhe të kontrollojmë ndeshjen.”

Ky do të jetë një ribashkim me ish-klubin e tij teksa Spalletti arriti t’i mundë në gusht në Olimpico.

“Kam kaluar momente të rëndësishme te Roma, kështu që është sikur të takohem me hallon apo miqtë e vjetër pas shumë kohësh. Jam shumë i lumtur tek Inter tani dhe kam një kontratë dyvjeçare.”

Related posts

CHAMPIONS/ Dybala dhe autogol. Shikoni dy gafat amatore nga Ferencavoros (VIDEO)

Delo.autor

MBYLLET MERKATO NË RUSI/ Mirlind Daku qëndron tek Rubin Kazan, të paktën deri në Janar

F.autor

Guardiola në telashe: Lojtari më i mirë mund të ikë në janar

Delo.autor

Leave a Comment