Shqipëri

(FOTO) Kolapsi financiar/ Dokumentet e UEFA-s zbulojnë dështimin e FSHF-së

Futbolli shqiptar është në mëshirë të fatit, ose më saktësisht në varësi të plotë të fondeve që klubet e elitës sigurojnë nga UEFA.

Pikërisht kjo e fundit vërteton nëpërmjet bilanceve të saj vjetore se të gjitha përparimet e trumbetuara me të madhe nga FSHF për rritjen dhe përmirësimin e klubeve shqiptare, janë në të vërtetë një gënjeshtër e madhe dhe se institucioni që drejton futbollin në vendin tonë, ka dështuar në administrimin e kampionatit shqiptar i cili do të falimentonte po të mos ishin fondet e UEFA-s.

Në bilancin financiar 2016 të publikuar pak ditë më parë nga UEFA, shpjegohet qartësisht se 64% e të ardhurave të klubeve të Superiores sigurohen nga UEFA, siç tregohet në tabelën e mëposhtme. Vetëm kampionatet e Andorrës (80%) dhe Gjibraltarit (78%) kanë një varësi më të madhe se sa Shqipëria.

SHPJEGIM
Ngjyrë rozë: Të ardhurat nga e drejta televizive
Ngjyrë vjollcë: Të ardhurat nga UEFA
Ngjyrë blu: Të ardhurat nga biletat
Ngjyrë e kaltër: Sponsorizim/marketing
Ngjyrë gri: Të ardhura të tjera

Këto të ardhura nënkuptojnë para që UEFA ua kalon direkt klubeve si bonuse pjesëmarrje në aktivitete e saj, fonde solidariteti, kuota vjetore, etj dhe nuk përfshihen fondet e caktuara për Federatat për investime dhe projekte.

Me pak fjalë, pa këto të ardhura nga UEFA, klubet e Superiores do të ishin pranë kolapsit financiar, pasi përqindjet e fitimeve nga sponsorizimet, marketingu, biletat dhe e drejta televizive janë krejtësisht minimale dhe për presidentët e klubeve do të bëhej i papërballueshëm administrimi i tyre, duke mbyllur çdo vit me bilanca të thella negative.

Kjo tregon qartësisht dështimin e FSHF-së në rritjen dhe mbrojtjen e futbollit shqiptar, pasi nuk ka arritur të ndërtojë baza të shëndosha për klubet, në mënyrë që ata të përfitonin shifra të konsiderueshme nga sponsorë, apo e drejta telvizive, siç përfitojnë vende të tjera në Europë. Kësaj i shtohet edhe fakti që tashmë klubet përfitojnë shifra të papërfillshme nga biletat, pasi tifozët braktisin gjithnjë e më shumë shkallët e stadiumeve shqiptare, siç e tregon qartësisht bilanci i UEFA-s.

Problemi më shqetësues në këtë pikë është se kolapsi financiar thellohet çdo vit e më shumë. Në bilancin e UEFA-s të vitit 2015, varësia ndaj fondeve të saj ishte “vetëm” 61%.

SHPJEGIM
Ngjyrë rozë: Të ardhurat nga e drejta televizive
Ngjyrë vjollcë: Të ardhurat nga UEFA
Ngjyrë blu: Të ardhurat nga biletat
Ngjyrë e kaltër: Sponsorizim/marketing
Ngjyrë gri: Të ardhura të tjera

Një sinjal i qartë i krizës dhe varësisë, aq më tepër kur sheh se skuadrat e elitës në kampionate amatore apo gjysmëamatore si ato të Irlandës së Veriut, Lihtenshtejnit e Luksemburgut kanë më shumë të ardhura se ato shqiptare.

Related posts

DUAN SUKSES/ Klubi i njohur SHQIPTAR merr lajmin e madh, MODERNIZON “shtëpinë”

Isa.Autor

Te Kosova ia marrin këngës, festë “e çmendur” pas kualifikimit historik (VIDEO)

Isa.Autor

Agim Cana e fillon “vrullshëm” zhvillime të reja tek Vllaznimi

Q.Autor

Leave a Comment