Futboll Seria A

Spalletti: Ne jemi Interi dhe s’duhet të kemi frikë nga askush

Interi ka barazuar 1-1 në “finalen” përpara publikut të vet, në përplasjen e drejtpërdrejtë për një vend në Ligën e Kampionëve, kundër Romës. Luciano Spalletti komentoi atë që ndodhi vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit. I intervistuar nga mikrofonat e “Mediaset Premium”, trajneri toskan tha: “Ne e dimë se rivalët janë të formuar nga karakteri dhe mentaliteti. Duhet të punojmë çdo ditë si duhet. Në fillim kemi pasur potencial për të bërë një rrugë, por nuk mund ta përfundonim atë. E vërteta është se ne jemi Interi dhe duhet të gjejmë kurajë për të luftuar me ekipe si Roma, Napoli e Lazio, për katër vendet e para.

Nuk mund të presim që treni të kalojë dhe të tentojmë pastaj ta kapim atë. Duhet të luajmë si ekip, të sulmojmë dhe mbrojmë së bashku, por gjithashtu të lëvizim topin shpejt në zona të rrezikshme. Ndonjëherë kemi frikë se mos e pësojmë, ndonjëherë zhdukemi nga fusha dhe kjo nuk duhet të ndodhë. E përsëris, ne jemi Interi dhe nuk duhet të kemi frikë nga askush, nuk duhet të kërkojmë ndjesë për askënd. Ne jemi Interi dhe duhet të kemi guximin për të luftuar kundër skuadrave të mëdha për të arritur katër vendet e para”.

Related posts

NUK HEQ DORË NGA MORATA/ Xavi: ja çfarë i ka kërkuar sulmuesit të Juventus-it

Delo.autor

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Zbulohet arsyeja e rrëzimit të avionit

Delo.autor

Zbulohet dëshira që Mourinho i ka shprehur drejtuesve të United…

Sadik.Autor

Leave a Comment