Futboll La Liga

Kreu i Federatës së Egjiptit: Reali do të bëjë ofertë për Salah

“Për futbollin egjiptian do të ishte fantastike që Salah të luajë për Realin”, thotë numri një i federatës së Egjiptit.

Presidenti i Federatës së Egjiptit, Hany Abo Rida, ka thënë se gjatë verës Real Madridi do të bëjë ofertë për Mohamed Salah pasi e dëshiron në “Santiago Bernabeu” një lojtar të kalibrit të 25 vjeçarit.

Salah u transferua te Liverpooli nga Roma për 34.4 milionë funte verën e kaluar. Ai ka shkëlqyer në Premierligë, duke shënuar 18 gola në 22 ndeshje.

“Real Madrid do të bëjë ofertë për Salah në verë”, u shpreh Rida.

“Salah është duke shikuar që të përmirësojë lojën e tij. Është e qartë se nëse një lojtar egjiptian luan për një klub aq të popullarizuar në botë siç është Real Madridi, do të ishte fantastike për futbollin egjiptian”, shtoi numri një i Federatës së Futbollit të Egjiptit.

Related posts

Juventusi vuan dhe fiton ndaj Cagliarit, mban nën presion Napolin kryesues

Q.Autor

Salah shkruan historinë, shpallet lojtari më i mirë Afrikan per vitin 2017

Q.Autor

Ja pse 16 qershori është data që duhet të mbahet mend nga tifozët e Kupës së Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment