Futboll Seria A

Spalletti: Objektivi i 2018-ës? Të sjellim në stadium mbi 65 mijë tifozë çdo ndeshje

Luciano Spalletti ka folur për herë të parë për këtë vit kalendarik dhe ka analizuar punën e tij te Interi në këto muaj të parë. Trajneri i zikaltërve nuk i ka shpëtuar as pyetjeve mbi merkaton, por edhe njëherë është shprehur se nuk pret dhurata këtë janar.

Merkato: Nuk pres asnjë në fakt. Kemi një organikë mjaft të mirë dhe jam I kënaqur me futbollistët që kam në dispozicion. Dua që të mbajmë këtë organikë që kemi. Gjithsesi, ne kemi dy drejtues mjaft të zotët, që janë të aftë të shfrytëzojnë mundësitë dhe nëse një e tillë vjen, jam i sigurt që do ta sjellin për t’ia shtuar grupit aktual.

Largimet e mundshme: Të gjithë futbollistët aktualë janë nën kontratë me Interin dhe vendimi për t’i mbajtur apo larguar, i përket klubit. Unë dua që të qëndrojnë të gjithë dhe mendoj se edhe lojtarët duan të njëjtën gjë. Të Paktën deri tani, askush nuk më ka kërkuar personalisht largimin.

Ndeshja me Fiorentinën: Jemi duke u përgatitur në mënyrën më të mirë për këtë sfidë, sepse duam të rikthehemi te rezultatet pozitive dhe të tregojmë se ne jemi këtu. E sigurt është që do të jetë një sfidë mjaft interesante për t’u parë.

Bilanci te Interi:
 Nëse e krahasoj këtë periudhë, me atë të një viti më parë, atëherë vërej se është e njëjta sasi pikësh, ndaj nuk jam plotësisht i kënaqur, sepse synoj gjithmonë diçka më shumë. Nga pikëpamja e ecurisë së skuadrës, them se kemi bërë mjaftueshëm mirë në një kampionat si ky i këtij viti, që është shumë konkurrues. Gjithsesi, jam i bindur që mundësitë tona janë për të bërë më shumë dhe po punojmë për të nxjerrë maksimumin tonë në pjesën e mbetur të sezonit.

Icardi nuk shënon më: Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë, por kur rezultatet nuk vijnë, krijohet edhe një ngërç psikologjik. Por nuk ka vend për alarm. Sot praktikuam goditjet në portë dhe nga vila mbi Pinetina, na thanë se nuk kishte shkuar asnjë top.

Objektivi për 2018-ën: Duam të sjellim mbi 65 mijë tifozë në çdo ndeshje në ‘San Siro’. Nëse në fazën e parë shifrat tregonin një përmirësim të ndjeshëm, kjo evidenton edhe faktin se kemi punuar mirë. Këtë vit do të synojmë një lojë akoma më të mirë dhe rezultate gjithashtu, sepse duam të shohim gjithmonë mbi 65 mijë njerëz në tribuna.

Related posts

SOCIEDAD-REAL MADRID/ Zidane vendos titullarë Odegaard dhe Rodrygo (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PO KALON DITËT E FUNDIT TEK NAPOLI/ Hysajt i ofrohet pagesa 20 milionë euro nga…

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Shehi ka edhe një plan B ndaj Partizanit, ja dy formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment