Albanian Stars Futboll

Shtohet konkurrenca për Sadikun te Legia, vjen ish sulmuesi i Arsenalit

Legia e Warshavës, skuadra polake ku militon edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, është shumë pranë afrimit të një tjetër sulmuesi. Klubi polak ka mbyllur marrëveshjen për të marrë shërbimet e ish sulmuesit të Arsenalit, Eduardo Da Silva, ndërsa nesër pritet që braziliani të kryejë vizitat mjekësore.

Në moshën 34-vjeçare, Eduardo së fundi ka luajtur te Atletico Paranense, në Brazil, ndërsa që pas largimit nga Arsenal, është aktivizuar në skuadra si Dinamo Zagreb dhe Shakhtar Donetsk.

Armando Sadiku nuk ka gjetur mjaftueshëm hapësira në klubin polak, në këtë fazë të parë, teksa ka luajtur thuajse gjithmonë si zëvendësues. Nuk përjashtohet mundësia që elbasanasi i kuqezinjve të kërkojë largimin në merkaton e janarit, ndërsa ka pasur edhe oferta nga klube turke dhe zvicerane.

Related posts

JO VETËM BRAHIM DIAZ/ Ja lojtari tjetër që Milan po vëzhgon tek madrilenët

Delo.autor

“ISHTE NË FESTË TËRË NATËN”/ Fqinjët ankohen për sportistin e njohur: Kaloi mbrëmjen me tre femra… (FOTO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Shikoni shansin e artë të humbur nga sulmuesi Origi për të kaluar në avantazh Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment