Futboll Seria A

Spekulimet për transferimin tek Milani, Dzeko jep përgjigjen përfundimtare

Ditët e fundit është raportuar se Milani ka nisur ofensivën për të transferuar sulmuesin e Romës, Edin Dzeko.

Sulmuesi boshnjak po kalon periudhë mjaft të mirë në Serie A, duke qenë golashënuesi kryesor me skuadrën e Romës.

Milani ka shpenzuar plot 65 milionë euro për sulmin por duket se këto shpenzime nuk kanë sjellë rezultatin që pritej dhe sulmuesit e rinj kanë mbetur në hije duke zhgënjyer me performancat e tyre. Kjo ka bër që ‘Djalli’ të mendojë transferimin e sulmuesit të Romës në San Siro.

Ditën e sotme është raportuar se Dzeko ka refuzuar kategorikisht kalimin tek Milani duke theksuar qëndrimin tek Roma.

Tratativa duket e vështirë për dyshen Mirabelli-Fassone për ta sjellë në Milano gjatë merkatos së janarit, por deri në muajt e ardhshëm situata mund të ndryshojë, duke parë ecurinë e kuqezinjve në kampionat dhe arritjen e objektivit të zonës Champions. /AlpeNews.al/

Related posts

ZYRTARE/ Dikur shkëlqeu tek Roma, mesfushori Strootman kthehet në Serie A tek klubi…

Delo.autor

Pas ekzaminimeve mjekësore, dalin rezultatet për dëmtimin e Hysajt

Sadik.Autor

KATAR 2022/ Edi Reja merr lajmin e keq, humbet sfidën ndaj San Marinos mesfushori i Kombëtares…

Delo.autor

Leave a Comment