Futboll Kategoria Superiore Sport

“KA PROBLEME BRENDA SKUADRËS”/ Flet trajneri Duro pas fitores: Ndryshimin e skemës e bëra që…

Kukësi u rikthye te fitorja, teksa triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj Luftëtarit në takimin e zhvilluar në “Roza Haxhiu” të Lushnjës! Në prononcimin pas ndeshjes trajneri Duro u shpreh i kënaqur me fitoren, duke deklaruar:

Jeni i kënaqur me lojën e skuadrës?

E rëndësishme është fitorja. Vinim nga një moment jo i mirë psikologjik. Në një ndeshje të tillë është tensioni. Temperaturat e larta dhe fusha jo në nivelin e duhur ndikojnë. Ishim me fat që e zgjidhëm që në fillim ndeshjen dhe më pas e administruam. Ka probleme brenda skuadrës, e rëndësishme është që arritën të fitojmë.

Gavazaj dhe Abazaj nuk shënojnë…

Nuk është faji im që nuk shënon Abazaj dhe Gavazaj. Shkurtaj po bën paraqitje të mira. Të tjerëve iu dhanë mundësitë. Do ishte shumë mirë po të kishin shënuar.

Në pjesët e dytë pse e ndryshuat skemën?

Ndryshimin e skemës e bëra që në momentin që shënuam golin e parë. Luanim me 3 mbrojtës. Po shikoja që kisha probleme. E ktheva Ethemin në mbrojtës të krahut të djathtë. Kërkova që në pjesën e dytë meqë ishte rezultatin 3-0 të aktivizoja Lulajn. Është një futbollist me cilësi shumë të mira difensive. Ethemi nuk ka kondicionin e duhur fizik.

E kam thënë pas ndeshjes me Skënderbeun, ishte loja më e dobët e jona. Ishte ndeshja jonë më e dobët dhe e mira e Skënderbeut dhe përsëri dolëm me pikë. Shkurtaj po bën një paraqitje shumë të mirë. Po mundohen shumë edhe Gavazaj me Abazajn. Po i shërbejnë skaudrës, shpresoj të jenë më mirë në ndeshjet e tjera.

Related posts

DËNIM EKSTREM/ Ronaldo pranon krimin, Xabi Alonso rrezikon 5 vite burg

Delo.autor

Klubet e Europës, asnjë problem me licensimet

Sadik.Autor

Messi krijon historinë e La Liga-s me tre golat kundër Deportivos

Sadik.Autor

Leave a Comment