Kategoria Superiore Shqipëri

Sulmi i fundit për Alveshin, zbardhet plani i Skënderbeut për brazilianin e Flamurtarit

Skënderbeu nuk e ka mbyllur ende merka ton në hyrje dhe është duke menduar seriozisht për goditjen e radhës dhe të fundit për këtë dritare merkatoje.

Pavarësisht se të gjitha sinjalet tashmë janë të përqendruara vetëm te merkatoja në dalje, atje ku vijojnë të jenë aktive ekipe të ndryshme si Gent, Pushkash apo Ahmad Grozni për dy prej lojtarëve të Skënderbeut.

Sigurisht që prej javësh në Korçë flitet vetëm për të ardhmen e Jashanicës dhe Nimagës veç të tjerash, ndërsa largimi i Nesporit dhe Shend Kelmendit i hapi rrugën afrimit të një tjetër sulmuesi për të mbushur repartin ofensiv me alternativat e duhura.

Nisur nga një situatë e tillë, klubi bardhekuq është sulur sërish në një tentativë të fundit për të marrë shërbimet e sulmuesit brazilian Danilo Alvesh.

Alvesh duket jashtë planeve të Flamurtarit dhe mbetet gjithnjë e më shumë një lojtar rezervë pa asnjë diskutim për shkak të zgjedhjes dhe preferencës së trajnerit Duro.

Për këtë Skënderbeu duket se do të kërkojë një marrëveshje për herë të fundit me ekipin vlonjat për të marrë shërbimet e Danilo Alvesh.

Një afrim i Alveshit do të rriste shumë alternativat në kampin bardhekuq, atje ku Soue mund të kishte një partner më shumë në këtë repart. Përpjekjet e fundit duket se do të bëhen në këtë hapësirë të fundit të kësaj merkatoje si tentativë për të arritur të marrë sulmuesin që, aq shumë, pëlqehet nga presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj.

Gjithsesi, akordi me ekipin e Flamurtarit duket mjaft i vështirë, për vetë faktin se edhe në të kaluarën ka pasur të tilla tratativa, por janë kthyer pas nga ana e klubit vlonjat të Flamurtarit.

SHKËMBIM ME HOXHAJN

Pavarësisht vështirësisë për këtë tratativë, duket se Skënderbeu ka një plan B për të marrë shërbimet e sulmuesit brazilian nga Flamurtari.

Danilo Alvesh shihet si një alternativë e mirë në sulm dhe bardhekuqtë mund të kërkojnë edhe shkëmbimin e kartonëve me të riun Ardit Hoxhaj, i cili ka kaluar në huazim nga Skënderbeu te Flamurtari.

Danilo Alvesh

Në kohën kur Duro pëlqen mjaft lojtarin vlonjat, i cili është në pronësi të Skënderbeut, bardhekuqtë mund të përfitojnë për të kërkuar një shkëmbim kartonësh mes sulmuesit brazilian dhe kartonin e plotë të sulmuesit vlonjat.

Kjo duket se mund të jetë edhe oferta e fundit për të tentuar marrjen e shërbimeve të sulmuesit Danilo Alvesh, por ende asgjë nuk është bërë në këtë drejtim, pasi vendosmëria e klubit vlonjat për të mos forcuar kundërshtarin është mjaft e madhe.

Related posts

VENDIMI I DISIPLINËS/ Dhuna vjen nga VIP-at, FSHF mbyll tribunën qendrore në Shkodër (VIDEO)

Delo.autor

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta ish-ndihmësi i De Biasit në Kombëtaren shqiptare

Delo.autor

IRONIA NË RRJETET SOCIALE/ Lojtarët e Skënderbeut TALLEN me Partizanin, shikoni reagimet EPIKE

Isa.Autor

Leave a Comment