Futboll Kategoria Superiore Sport

SHPALLI “DIVORCIN” ME DASHAMIR XHIKËN/ Partizani nis kërkimet për një portier, hedh sytë…

Pasi shpalli pas 5 vitesh “divorcin” me Dashamir Xhikën, Partizani ka nisur kërkimet për një portier. Drejtuesit po bëjnë çmos që të gjejnë një tjetër lojtar për këtë sektor dhe nuk duan thjesht një rezervë, por një portier cilësor, që të llogaritet si e ardhmja e ekipit.

I preferuari mbetet Alen Sherri. Nuk është e para herë që shkodrani lakohet, gjithsesi duket se të kuqtë nuk do të heqin dorë derisa ta bindin.

Arritja e një marrëveshjeje nuk do të jetë assesi e lehtë, por nuk është vetëm lojtari që të duhet të thotë “po”. E gjithë çështja është te Vllaznia.

Kujtojmë se 21-vjeçari ka kontratë me kuqeblutë, ndaj që të realizohet një kalim i tillë, duhet që të pranojë edhe klubi që zotëron kartonin.

Related posts

FITORJA NDAJ BENFICËS/ Kovac “INJORON” dopietat e Robben dhe Lewandowski, ngre në qiell tjetër futbollist

Isa.Autor

Rrëfimi unik i Messit si “çoban dhish”: Nuk e konsideroj veten më të mirin…

Sadik.Autor

“CAS” MERR VENDIMIN/ Prej 4 vitesh në gjyq, Barcelona fiton 2.9 milionë euro për ish-lojtarin e Inter…

Delo.autor

Leave a Comment